Samsung raporton fitime rekord prej 4.7 miliard dollarë
Seul, 27 janar - Samsung Electronics Co ka raportuar një fitim prej 4.7 miliard dollarë nga tregu i telefonave të zgjuar për tremujorin e fundit të 2011-s.
Gjithashtu kompania njofton se këtë vit do të shpenzojë 22 miliard dollar për teknologjinë e telefonave dhe TV-ve për luftuar më shumë rivalët.
Firma Koreano Jugore, e cila është edhe numër një në botë sa i takon të ardhurave, është në garë të ethshme me Apple sa i takon telefonave të zgjuar.
Apple u parakalua nga Samsung në tre mujorin e tretë të vitit 2011, por e rimori titullin e kompanisë më të madhe në tregun e smartphones në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, pasi arriti një rekord shitjes, 37.04 milion iPhone.
Samsung nuk ka publikuar volumin e shitjeve por Strategy Analystic përllogarit se në periudhën tetor-dhjetor ka shitur 36.5 milion telefona të zgjuar ndërsa pas saj vjen Nokia me 19.6 milion