Samsung prezentoi celularin e parë me ekran 3D
SHBA, 10 maj - Vetëm koha ishte në pyetje, kur Samsung do ta realizonte atë që të gjithë e pritnin.
U prezentua celulari i parë me ekran tre dimenzional, për të cilin nuk duhen syza të veçanta për përdorim, përdoruesit munden ta kyçin dhe ta çkuçin qasjen tre dimenzionale vetem me një buton special.
Modeli W960 AMOLED 3D për fillim do të jetë në shitje vetëm për tregun e Koresë së Jugut.
Celulari ka AMOLED ekran me prekje, me madhësi prej 3.2 inç dhe WQVGA rezulucion, kamera është 3.2 Megapixel, ka DMB-T TV tuner për stacionet e radios, Bluetooth dhe slot për microSD kartelë memorie.