Samsung prezanton UNBOXING e formacionit të 2021
Seul, 4 mars - Samsung Electronics prezantoi formacionin e tij të 2021 të MICRO LED, Samsung Neo QLED, televizorëve lifestyle, monitorëve dhe soundbar-ëve në eventin virtual Unbox & Discover.
Teksa njerëzit kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në shtëpi, risitë e fundit të Samsung lejojnë konsumatorët të marrin maksimumin nga ekranet e tyre - duke i lejuar ata të punojnë në mënyrë efikase, të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të eksplorojnë pasionet e tyre personale.
"Në Samsung, ne jemi krenar që vazhdimisht sjellim risi për të përmirësuar jetën e përditshme të konsumatorëve. Gjatë vitit të kaluar, teknologjitë që dikur ishin "të këndshme për t’u patur" u bënë një nevojë, pasi shtëpitë tona u bënë zyra, shkolla, palestra dhe më shumë ”, tha James Fishler, Zv. President Sekorit të Argëtimit Shtëpiak në Samsung Electronics America.
"Roli i televizorit në jetën tonë është rritur - dhe në 2021, Samsung vazhdon të ripërkufizojë rolin e televizorit rreth nevojave dhe pasioneve të konsumatorëve."
Për dekada, televizorët shiheshin thjesht si një mënyrë për të parë filma dhe shfaqje; tani, ata shërbejnë si salla konferencash dhe qendra fitnesi. Duke përfituar nga shumë veçori, për herë të parë gjatë këtyre viteve, njerëzit po rishqyrtojnë rolin që televizori luan në jetën e tyre.
Përtej qasjes inovative të Samsung për karakteristikat e reja, lidershipi ynë në cilësinë e fotos e ka bërë Samsung prodhuesin numër NJË të televizor për 15 vjet rresht. Në 2021, Samsung vazhdon të zhvillohet më tej, të hapë terren të ri për t'u ofruar konsumatorëve përvoja të jashtëzakonshme shikimi.
MICRO LED vjen në shtëpi
Me shkëlqim mahnitës, të zezë të thellë dhe cilësi të paparë të imazhit, teknologjia MICRO LED ofron një përvojë inovative të shikimit. LED-ët e tij inorganikë ndihmojnë në parandalimin e djegies dhe sigurojnë që ekrani të duket e të shfaqë ngjyra dhe imazhe të gjalla gjatë gjithë 'jetës së tij'.
Në vitin 2018, Samsung prezantoi MICRO LED në formën e "The Wall" - një sistem i konfigurueshëm modulesh që mund të arrijnë 292 inç për një përvojë si anjë tjetër më parë. Me fleksibilitetin e tij të qenësishëm, "The Wall" kërkonte instalim profesional në shtëpi ose zyrë.
Në vitin 2021, Samsung sjell të gjithë fuqinë e teknologjisë MICRO LED në formën e një eksperience tradicionale televizive. Tani, konsumatorët mund të marrin përvojën kinematografike në një dizajn të bukur të ekranit cep më cep, pa qenë nevoja për montim dhe instalim profesional. LED MICRO është i disponueshëm në madhësi 110’’ dhe 99’’ globalisht duke filluar në fund të Marsit; një madhësi 88’’do të vijë këtë vjeshtë; dhe një 76’’ është rrugës.
MICRO LED mund të shndërrohet në 4 ekrane në një. Me 4Vue (Quad View), konsumatorët mund të shikojnë deri në katër burime të përmbajtjes njëkohësisht. Vazhdoni të shihni sport, ndërkohë që luani një videogame. MICRO LED sjell cilësi të vërtetë figurës në një shkallë të madhe.