21 Prill 2025

Samsung prezanton televizorin e harkuar

Seul, 10 maj - Ditët e fundit është hedhur në treg UHD TV, i pari televizor i harkuar në botë, i prodhuar nga gjigandi “Samsung”. Nëse nuk do të kishit asnjë arsye për të blerë një televizor të ri, atëherë, me siguri ju nevojitet një sqarim i modelit.

UHD është shkurtimi për Definicion Ultra i Lartë, ose 4K, që, mesa duket është elementi më i dalluar në botën e televizorëve. Me këtë televizor, imazhet bëhen më të mprehta dhe më realiste. Ekrani i tij ka një rezolucion prej 3840 x 2160 dhe ekranet 4K kanë katër herë më tepër piksela se ekranet e plotë HD.

Ekrani 55 inç është konkav. Disa ekspertë të industrisë së filmit thonë se harkimi është i mirë, pasi ndjek kurbën natyrale të syrit. Mbi të gjitha, edhe ekranet e kinemasë kanë një lloj harkimi. Harkimi bën të mundur që shikuesi të ulet më pranë televizorit dhe mos të pësojë dëmtim të syve. Mirëpo, ai duket ende pak i pazakontë, veçanërisht kur varet në mur.

Televizori nuk është i lirë dhe ai varion nga 2000 dollarë (me ekran 55 inç) deri në 4000 dollarë (me ekran 6.5 inç). Presidenti i kompanisë, Andy Griffiths tha për “The Independent” se “këta janë televizorët me të cilët do të jetojnë njerëzit për shumë vjet”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)