27 Dhjetor 2024

Samsung prezanton telefonin inteligjent Galaxy S5 Plus

Seul, 22 tetor - Samsung prezanton telefonin inteligjent Galaxy S5 PlusSamsung prezantoi sot telefonin inteligjent Galaxy S5 Plus, një version i Galaxy S5 por me procesorin Snapdragon 805. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe modeli i ri Plus sjell një lidhje më të shpejtë LTE përveç performancës më të përmirësuar.

Telefoni inteligjent Galaxy S5 ka procesorin Snapdragon 801 me katër bërthama me shpejtësi 2.5GHz, ndërsa versioni i ri i tij ka procesor me shpejtësi 2.5Ghz por me një bërthamë të re, Krait 450. Karta grafike gjithashtu është e re, Adreno 420.

Ndryshimi tjetër është lidhja LTE Cat. 6, e përditësuar nga Cat.4. Këtu shpejtësia është 300 MB për sekondë në vend të 150 MB për sekondë që gjendet te Galaxy S5. Telefoni Galaxy S5 Plus ka të njëjtin procesor që ndodhet tek Galaxy Note 4.

Veçoritë e tjera janë identike me ato të Galaxy S5, si ekrani 5.1 inç me rezolucion 1080 pikselë, kamera e pasme 16 megapikselë që regjistron video me rezolucion 2160 pikselë, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,800mAh.

Përmasat dhe pesha janë të njëjtë si tek Galaxy S5. Ky telefon ka marrë gjithashtu certifikimin IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)