Samsung prezanton telefonin e ri Galaxy Ace 3
Seul, 11 qershor - Samsung ka prezantuar telefonin inteligjent Galaxy Ace 3, një telefon i lirë Android me një ekran 4-inç dhe aftësi LTE.
Specifikimet janë më të ulëta se telefonat e tjerë: një procesor 1GHz dual-core, ekran 4-inç, rezolucion 480×800, një kamera 5-megapixel, 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.
Pajisja është mundësuar nga Android 4.2 dhe gjithashtu vjen si një pajisje me 2 karta SIM.
Samsung shpreson ta sjellë atë në një nivel më lart nga konkurrenca, me disa karakteristika të reja, që normalisht janë në dispozicion në telefonat e shtrenjtë të kompanisë.
Këto përfshijnë S Translator, e cila jep përkthime të menjëhershme në çdo kohë, S Travel, e cila ofron informacione udhëtimesh dhe S Voice, e cila ofron funksionalitetet e komandave me zë.
Galaxy Ace 3 do të jetë në dispozicion me 3G ose LTE, në varësi të tregut. Çmimi dhe data e saktë e disponueshmërisë nuk është bërë ende e ditur.