Samsung prezanton pajisjet më të fundit inovative në EuroCucina 2018
Milano, 18 prill - Samsung Electronics ka njfotuar sot pjesëmarrjen e saj të parë në bienalen EuroCucina 2018 në Milano, si pjesë e angazhimit për të forcuar praninë e saj në tregun europian.
Ekspozita e Samsung ka për qëllim ngritjen e imazhit dhe reputacionit të markës së kompanisë ndërmjet konsumatorëve në rajon me produkte që sjellin një ndryshim të vërtetë në jetën e konsumatorëve.
"Ne jemi shumë të kënaqur të prezantojmë pajisjet tona më të fundit këtu në EuroCucina në Milano për herë të parë," tha BK Kang, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv pranë Samsung Electronics, Kreu i Shitjeve & Marketingut Global, pranë Digital Appliances Business.
"Ne shpresojmë që pjesëmarrja jonë në EuroCucina të tregojë përkushtimin tonë për të ofruar pajisje inovative në shtëpi që gjallërojnë kuzhinat dhe u japin konsumatorëve përfitime reale që mund t’i përjetojnë çdo ditë."
Inovacioni i fokusit tek konsumatori me New Dual Cook Flex
Samsung është duke prezantuar linjën e saj të plotë të produkteve në EuroCucina dhe midis gamës së zgjidhjeve të pashembullta të kuzhinës është furra e re Dual Cook Flex. Risi e saj e parë në industrinë e BE-së.
"Dyer fleksibël" u jep konsumatorëve qasje të pavarur në ndarjen e sipërme të furrës pa humbur nxehtësi dhe pa kompromentuar performancën e gatimit në ndarjen e poshtme. Pjesët e sipërme dhe të poshtme mund të përdoren edhe si një ndarje më e madhe për enët e mëdha duke hequr ndarësin.
Dual Cook Flex gjithashtu e bën më të lehtë përgatitjen e pjatave të shumta duke përdorur sistemin e dyfishtë të gatimit (Dual Cook).
Konsumatorët mund të vendosin dy temperatura dhe kohë të ndryshme për secilën ndarje për të arritur shijen më të mirë të mundshme gjatë gatimit të njëkohshëm.
Dual Cook gjithashtu parandalon përzierjen e erërave midis ndarjeve, duke siguruar performancë optimale të gatimit.
Duke u mundësuar konsumatorëve që të përdorin vetëm ndarjen e sipërme, Dual Cook gjithashtu përmirëson efikasitetin e energjisë duke reduktuar kohën e ngrohjes dhe përdorimin e përgjithshëm të energjisë.
Dual Cook Flex ofron një sërë veçorish smart për gatim të optimizuar. Për shembull, konsumatorët mund të fillojnë të ngrohin paraprakisht furrën dhe në distancë të monitorojnë dhe kontrollojnë kushtet e gatimit kur janë në lëvizje nëpërmjet aplikacionit SmartThings.
Përveç kësaj, Udhëzuesi i Gatimit rekomandon mënyrën më të mirë të gatimit, temperaturën dhe kohën e gatimit bazuar në përbërësit dhe llojin e ushqimit që po përgatitet.