Samsung prezanton Galaxy S9 dhe S9+ në Shqipëri
Tiranë, 9 mars - Samsung Electronics prezantoi sot në Tiranë smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët u lançuan më 25 Shkurt 2018 në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë, ku Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si “Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur“ pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë ri-interpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.
"Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant", tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën.
"Ne jemi krenarë që komuniteti botëror i telefonisë celulare në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që përfundoi para pak ditësh në Barcelonë, njohu dhe shpërbleu inovacionin dhe performancën e avancuar të produkteve Samsung me më shumë se 30 çmime prestigjoze, ndër të cilat për përfaqësuesin e serisë së re të flagshipeve Galaxy dhe konkretisht Galaxy S9+."
“Galaxy S9 dhe S9+ janë pajisje ideale që plotësojnë nevojat e konsumatorëve për komunikim më intensiv, por edhe për shprehjen e personalitetit të përdoruesve me foto, video dhe emoji AR. Galaxy S9 dhe S9+ kanë kamerën më të avancuar deri më tani me një hapje të re të dyfishtë për të shkrepjet me dritë të ulët, aftësitë video të ngadalta dhe Emoji AR e personalizuar.“ – theksoi më tej Julian Kamberi, Menaxher Teknik i Produktit pranë Samsung.
Galaxy S9 dhe S9+ janë inovative edhe në aspektin e zërit, sepse mbajnë altoparlantë të integruar stereo të akorduar me AKG dhe audio të shkëlqyeshme me Dolby Atmos duke siguruar efektin e zërit. Një nga gjërat e reja është aplikacioni SmartThings që bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një eksperiencë unike smart.
Galaxy S9 dhe S9+ kanë gjithashtu një ekran elegant pa kufij Infinity - një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung që u prezantua për herë të parë në modelet Galaxy S8 dhe S8+. Ekrani i pafundëm Super AMOLED me shkëlqim dhe i ndritshëm pothuajse shkrihet me telefonin. Me një përmirësim të rregullueshëm të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.