Samsung prezanton Galaxy S5
Barcelonë, 25 shkurt - Kompania Samsung në Kongresin botërorë të mobilave në Barcelonë, prezantoi telefonin e shumë pritur dhe shumë të përfolur, Galaxy S5.
Kareristika e veçantë e këtij mobili është se ai ka kamerë prej 16 megapiksësh me ekran me rezulucion prej 1080 x 1920 piksela dhe me ekran prej 5.1 inch dhe Ram momerje prej 2 GB.
Ky lloj smartphone, i cili është me ekran me prekje dhe jo me butona, është dizajnuar që të mos prishet edhe në qoftë se bie në kontakt me ujin apo avullin, raporton "Daily Mail".
Poashtu do të ketë edhe një bateri më të avencuar, specifika e kësaj bateria do të jetë edhe kur bateria të jetë në 10% të mbarimit të baterisë ajo do të rrezistojë edhe 24 orë të tjera, gjithashtu do jetë rezistent ndaj ujit dhe ndaj pluhurit.
Por ajo që është e veçantë është se ka një monitor, i cili kontrollon zemrën e përdoruesit të këtij telefoni, përmban një pedometër, ose ndryshe hapamatës që shërben për të matur hapat tuaj kur lëvizni, si dhe disa aplikacione që iu ndihmojnë për palestrën.
Ky lloj sistemi që do të ketë ky telefon do tju kontrollojë gjatë gjithë kohës, do masë hapat tuaj, se sa ecni ju në ditë, do të masë kaloritë që ju merrni dhe ato që harxhoni si dhe shëndetin tuja në përgjithësi.
Për të gjithë të pasionuarit pas teknologjisë së fundit, mësohet se ky telefon do të dalë në qarkullim në muajin prill.