20 Prill 2025

Samsung prezanton Galaxy A3 mini

Seul, 26 shkurt - Samsung prezanton medelin më të ri të telefonit Galaxy A3 mini me ekranin me diagonale prej 4.7 inç.

E veçanta e këtoij telefon i është dizajni i tij. Korniza nga metali dhe xhami 2.5D me skaje të kthyera janë inkorporuara shkëlqyeshëm dhe të kujton shumë modelin, Galaxy S6.

Ekrani i tij Super AMOLED me rezolucion prej 720p ofron një pasqyrim të shkëlqyeshëm të ngjyrave për punë të përditshme dhe gati në të gjitha kushtet.

Pajisje vjen me Android 5.1.1, por së shpejti mund të presim edhe versionin e ri të Marshmalloë, ndërsa sa i përket softuerit, “Samsung” e zvogëloi sasinë e tij. Për funksionim është përgjegjës procesori Exynos 7578 me katër bërthama në 1.5 GHz, posedon 1.5 GB memorie punuese dhe kjo është e mjaftueshme për punë të përditshme për lojëra të kohë pas kohshme.

Sa i përket kamerave, janë të njëjta si te modeli më i madh, Galaxy A5. Me kamerën e tij mund të realizoni fotografi prej 13 megapikselë (në 4:3 formatin). Ndërsa përsa i përket çmimit nuk ka asnjë informacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)