Samsung prezanton edhe me një model të ri S8530 Wave II
Seul, 9 tetor - Nga kompania e njohur Samsung, arrin edhe një telefon tjetër Wave, modeli Wave II i cili gjithashtu punon në sistemin operues Bada OS.
Ky model ka ekran 3.7 inç Super Clear LCD (jo AMOLED) i ndjeshëm në prekje dhe me rezolucion 480 x 800 piksel.
Samsung S8530 Wave II punon në procesorin 1GHz ARM Cortex A8, ndërsa përveç mbështetjes për WiFi dhe HSDPA, ai mbështet edhe Bluetooth 3.0.
Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për pajisje Bada, Wave II ka qasje në tregun on-line të Samsung Apps për aplikime, në të cilën momentalisht gjenden rreth 1000 aplikime, nga të cilat gjysma janë pa pagesë.
Memoria e brendshme e Samsung S8530 Wave II, është 2GB, mirëpo, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, ekziston porti për kartelat e memories microSD.
Rezolucioni i kamerës digjitale të këtij telefoni, është 5 megapiksel, ka flakërues (flash) LED dhe mund të xhiroj videoklipe me rezolucion 720p. Samsung S8530 Wave II në treg do të dalë gjatë këtij muaji, ndërsa çmimi i tij do të jetë rreth 600 dollarë.
Procesori: 1GHz ARM Cortex A8, Kamera: 5MP, Memoria: 2GB, Audio: Bluetooth 3.0 dhe Rezolucioni: 480 x 800 piksel
Ky model ka ekran 3.7 inç Super Clear LCD (jo AMOLED) i ndjeshëm në prekje dhe me rezolucion 480 x 800 piksel.
Memoria e brendshme e Samsung S8530 Wave II, është 2GB, mirëpo, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, ekziston porti për kartelat e memories microSD.
Rezolucioni i kamerës digjitale të këtij telefoni, është 5 megapiksel, ka flakërues (flash) LED dhe mund të xhiroj videoklipe me rezolucion 720p.