22 Dhjetor 2024

Samsung prezantoi lançimin Europian të inovacionit të ri QLED 8K TV 2020

Valletta, 14 shkurt - Samsung Electronics zbuloi ditën e djeshme linjën e tij europiane të televizorëve dhe pajisjeve të audios për vitin 2020, duke përfshirë inovacionin Q950TS QLED 8K TV, gamën e zgjeruar të QLED 8K dhe 4K, MicroLED, Lifestyle TV dhe soundbars, në Forumin Samsung, që u mbajt në Qendrën e Konferencave Mesdhetare në Valletta, Maltë .

Samsung është i përkushtuar ndaj krijimit të teknologjisë pionere që plotëson nevojat në zhvillim të konsumatorëve. Risitë e reja inovatore të televizorëve dhe pajisjeve audio i ofrojnë konsumatorëve veçori të lidhura, me përvojën më interaktive dhe domethënëse të mundshme. Këto karakteristika ripërcaktojnë përfshirjen dhe revolucionarizojnë integrimin në shtëpi.

Ju prezantojmë Gjeneratën Tjetër të Ekranëve Inteligjentë, Gjithëpërfshirës
Inovacioni i ri i Samsung Q950TS QLED 8K TV 2020 ofron një teknologji të pashembullt dhe një përvojë të pakrahasueshme shikimi, duke kombinuar pamjen dhe cilësinë e tingullit, aftësi të Inteligjencës Artificiale dhe dizajn premium.

I disponueshëm në Evropë në 65, 75 dhe 85 inç, Samsung Q950 QLED 8K TV ju lejon të shihni përtej kutisë me një pamje cep më cep. Ekrani revolucionar i Infinity jep një ekran me raport 99%. Q950, me një profil mahnitës të hollë 15 mm dhe gjashtë altoparlantë të integruar, ripërcakton atë që është menduar nga një ekran përfshirës. Ai eliminon kufijtë midis televizorit dhe ambjentit rrethues për të siguruar përvojën përfundimtare të shikimit në shtëpi.

Përveç Q950, Samsung njoftoi gjithashtu Q900TS dhe Q800T, duke zgjeruar gamën e tij të televizorëve QLED 8K. Madhësitë variojnë nga 55 në 98 inç për të siguruar që tani ka një televizor 8K të përshtatshëm për të gjitha nevojat dhe hapësirat.

Televizori QLED 4K të Samsung vazhdon të jetë një përkrahës kryesor i portofolit të përgjithshëm të Samsung. 2020 sjell formulimin më të fortë QLED 4K të Samsung deri më sot, me modelet Q60T, Q70T, Q80T, Q90T dhe Q95T, tani në dispozicion në madhësi nga 43 deri në 85 inç.

"Ne jemi në një epokë të re të ekranit inteligjent; ky vit do të sjellë edhe më shumë kërkesë për personalizimin e televizorit," tha Nathan Sheffield, Drejtor i Divizionit të Pajisjeve TV dhe Audio, në Samsung Europe. "Formacionet tona të televizorëve dhe pajisjeve audio të 2020 është më e fortë, më e zgjuar dhe më gjithëpërfshirëse akoma, duke ushqyer një shumëllojshmëri stili jetese pa pasur nevojë për kompromis."

Fotografia dhe cilësia e tingullit janë themeli i QLED TV nga Samsung, por ajo që në të vërtetë veçon formacionin e vitit 2020 janë aftësitë e zgjeruara të Inteligjencës Artificiale ‘Smart Screen’. Këto karakteristika - unike për Samsung - sigurojnë që formacioni i këtij viti të ofrojë një përvojë shikimi, në mënyrë që konsumatorët të mos kenë më nevojë kompromis:

Quantum Dot AI kombinon procesorin e përmbajtjes 8K të Samsung me platformën udhëheqëse të industrisë, Tizen për të lartësuar çdo përmbajtje. Pavarësisht nga burimi ose rezolucioni aktual, përmbajtja tani mund të shfaqet në 33 milion piksele.

Adaptive Picture analizon kushtet e dritës, si dhe përmbajtjen në ekran për të siguruar cilësi perfekte të fotografisë, pavarësisht nëse programacioni shikohet në një dhomë të ndritshme ose të errët.

Active Voice Amplifier eliminon shpërqendrimin e dytë më të madh të konsumatorëve evropianë kur shikojnë televizor – zhurmën në sfond. Ai automatikisht i njeh këto ndërprerje dhe rregullon qartësinë e zërit në përputhje me rrethanat.

Objecting Tracking Sound+ (OTS+) krijon një efekt tingulli tre-dimensional duke kombinuar altoparlantët e shumëfishtë në pjesën e sipërme, anësore dhe në fund të televizorit me një algoritëm të bazuar në Inteligjencë Artificiale. OTS + përputh në mënyrë të përkryer audion me veprimin në ekran, duke siguruar përvojën maksimale të shikimit.

Q-Symphony është një zbatim unik multi-speaker. Për herë të parë ndonjëherë, QLED TV 2020 do të mbajë altoparlantët e sipërm dhe anësor aktiv kur t’i bashkëngjitet një shirit audio Samsung Q, për të dhënë një tingull rrethues më të pasur dhe më të plotë.

Përmirësimi i Cilësisë së Audios Gjithëpërfshirëse
Si pjesë e angazhimit të Samsung për të ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse të mundshme, soundbars të rinj sjellin integrim më të madh mes televizorve dhe pajisjeve audio. Formacioni i serive evropiane 2020 Q, përfshirë Q800T, Q70T dhe Q60T, është sinergjia përfundimtare me QLED TV. Përdorimi i teknologjisë së rrezeve akustike të Samsung dhe audios së integruar të bazuar në objekt nga Dolby Atmos dhe DTS: X, Q Series ju lejon të provoni argëtim mbërtheyes, sikur të ishit pjesë e veprimit në ekran.

Sidoqoftë, tingulli optimal është më shumë sesa integrim i thjeshtë me një televizor. Seria e re Samsung S (S60T dhe S40T) ofron një performancë të fuqishme të pavarur. Me stil dhe i zgjuar, Seria S përshtatet në mënyrë të përsosur në çdo dhomë dhe përfshihet me lehtësi në shtëpi. Ai është një shirit audio për adhuruesit e muzikës dhe ata që vlerësojnë modelin premium.

Disney+ vjen në Formacionin më Inteligjent dhe më të Lidhur të Samsung deri tani
Rutina e shikimit në shtëpi evolon vit pas viti, dhe konsumatorët duan qasje të përshtatshme jo vetëm që të shikojnë përmbajtjen e tyre të preferuar, por edhe të zbulojnë përvoja të reja të shikimit. Samsung vazhdon të zhvillojë dhe zgjerojë partneritetet me ofruesit kryesorë të përmbajtjes. I disponueshëm sot në Hollandë, Disney+ do të vazhdojë debutimin në Europë duke filluar nga 24 marsi në dispozicion në televizorët Samsung.

Zgjerimi i Audios në Televizorët Samsung
Televizorët Samsung do të ofrojnë mundësi të shumta të asistentëve të zërit, duke përfshirë Amazon Alexa, Asistentin e Google dhe Bixby, në mënyrë që t'u ofrojnë konsumatorëve më shumë zgjedhje. Përdoruesit do të gëzojnë qasje më të lehtë në titujt e lajmeve, motin dhe përmbajtjen që ata duan, me aftësi të zgjeruara të kontrollit të shtëpisë dhe televizorit.

Kapacitet i Lidhur dhe Evolues
Samsung gjithashtu ka njoftuar karakteristika të reja të lidhjes që plotësojnë nevojat e konsumatorëve që përdorin ekranet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

Multi-View është për konsumatorët që përdorin shpesh pajisje të tjera teksa shikojnë TV. Ai lejon përdoruesit të zgjerojnë pajisjen e tyre celular në një ekran më të madh, me fleksibilitetin për të zgjedhur midis 14 opsioneve të ndryshme të paraqitjes në dy dritare.

Tap View e bën më të lehtë se kurrë lidhjën e smartphone-ve me televizorët. Konsumatorët tani mund të pasqyrojnë ekranin e tyre të telefonit në televizor duke prekur thjesht dy pajisjet së bashku.

Personalizimi në Nivele të Reja Lifestyle TV
Samsung njoftoi gjithashtu lançimin evropian të The Sero, një televizor krejtësisht i ri revolucionar Lifestyle. Sero rrotullohet midis orientimeve horizontale dhe vertikale – ashtu si një smartphone. Konsumatorët mund të gëzojnë një shumëllojshmëri të përmbajtjes dhe kalimin midis orientimit të ekranit, duke pasqyruar smartphone-in e lidhur.

Për më tepër, televizori i parë i dizajnit i Samsung, The Serif, këtë vit do të jetë i disponueshëm në modele 43, 49 dhe 55 inç në dy ngjyra të reja, Cloud White dhe Cotton Blue. Serif, së bashku me The Sero, u njohën për dizajnin inovativ në International Forum (iF) Design Awards, një kompeticion i mirënjohur në mbarë botën.

Përfundi i formacionit Lifestyle The Frame. Modelet e reja të vitit 2020, 32 dhe 75 inç i janë shtuar linjës. Me tiparin e tij automatic të ri të kurimit të bazuar në AI, Frame’s Art Store tani është në gjendje të sugjerojë vepra arti në përputhje me shijet specifike të konsumatorit.

Teknologji Modulare që Nuk Ka Kufij
Samsung Forum gjithashtu prezantoi linjën e plotë të televizorëve inovativë MicroLED. Teknologjia modulare e MicroLED nuk ka kufij kur bëhet fjalë për madhësinë, raportin, kornizat dhe rezolucionin. Me madhësi që variojnë nga 75 deri në 292 inç, MicroLED ofron një ndjenjë të personalizuar, të pashembullt përfshirjeje për përvojën e shikimit në shtëpi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)