24 Dhjetor 2024

Samsung pezullon përkohësisht prodhimin e telefonit Galaxy Note 7

Seul, 11 tetor - Media në Korenë e Jugut bejnë te ditur se gjigandi elektronik, Samsung ka pezulluar prodhimin e telefonit inteligjet Galaxy Note 7, pas njoftimeve për probleme me këtë model telefoni.

Agjencia koreane e lajmeve, Yonhap, citonte një burim të paidentifikuar brenda kompanisë Samsung, të ketë thënë se pezullimi ishte bërë në bashkëpunim me agjencitë rregullatore të sigurisë së konsumatorëve nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Këtu përfshihet edhe një fabrikë e Samsungut në Vietnam e cila merret me shpërndarjen në shkallë globale, citohet të ketë thënë burimi. Kompania Samsung nuk ka komentuar mbi njoftimet e agjencisë Yonhap.

Trajtimi i incidenteve me telefonin që digjet dhe paisjen zëvendësuese që duket se kanë të njëjtin problem, e kanë zhytur kompaninë në krizën më të madhe në vite.

Gjigandi koreano-jugor i teknologjisë është përballur me problemin e telefonit Galaxy Note 7 që merr flakë që nga dalja në treg në muajin gusht. Firma konfirmoi problemet me baterinë duke tërhequr 2,5 milion telefona në muajin shtator.

Njoftimet e medias thonë se edhe telefonat zëvendësues po marrin flakë. Disa foto të telefonave të djegur janë postuar në median sociale.

Një javë më parë, një aeroplan i linjës ajrore Southwest u detyrua të evakuohet kur një telefon Galaxy Note 7 kishte filluar të nxjerrë tym.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)