Samsung parshikon fitim rekord
Prodhuesi kryesues botëror i televizioneve pret që fitimi operativ në tre muajt e parë të këtij viti të jetë katër miliardë dollarë, që do të ishte për shtatë herë më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Samsung është prodhuesi më i madh në botë i televizioneve me ekran të rrafshtë, çipave kompjuterike dhe prodhuesi i dytë i telefonave celularë, pas Nokia-s finlandeze.
Kompania pret që vitin 2010 ta përfundojë me rritje të fuqishme të fitimit.