28 Dhjetor 2024

Samsung parashikon 25 për qind rënie në fitime

Seul, 9 korrik - Samsung Electronics ka parashikuar një rënie prej 25 për qind në fitimet për tremujorin e dytë për shkak të një ngadalësimi në tregun e smartfonëve dhe monedhës së shtrenjtë Koreane.

Pritet që ajo të arrijë një fitim operativ prej 7.2 trilion dollarë, në periudhën nga prilli deri në qershor, një shifër e ulët kjo nga 9.5 trilion dollarë të fituara një vitë më parë. Fitimi i saj operativ ka rënë ndjeshëm këto tre muajt e fundit.

Firma e Koresë së Jugut tha se kishte dëshmuar një ngadalësim në rritjen e përgjithshme të tregut të telefonave inteligjentë dhe pa rritjen e konkurrencës në tregjet kineze dhe disa europiane.

Monedha e shtrenjtë në Kore dëmtoi fitimet e Samsung gjatë kësaj periudhe. Monedha koreane u rrit më shumë se 11 për qind ndaj dollarit amerikan dhe rreth 7 për qind kundrejt euros në mes të korrikut 2013 dhe në fund të qershorit të këtij viti.

Forcimi i monedhës dëmton përfitimet e firmave të tilla si Samsung, që mbështeten kryesisht tek eksportet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)