Samsung nxjerr në treg televizorin e lakuar
Seul, 28 qershor - Samsung hedh në treg OLed, televizorin e lakuar 55 polësh që kushton 10 mijë euro.
Në ndyshim nga ekranet tradicionalë, prototipi i fundit i Samsung është i lakuar dhe sipas ekspertëve dhe grupeve të punës që kanë punuar për ndërtimin e tij, ndihmon në përmirësimin e shikimit.
Televizori doli fillimisht në shitje për tu testuar vetëm në treguan koreano-jugor, ndërsa së fundmi Samsung dha dritën jeshile për ta hedhur atë në tregun global.