Samsung nxjerr në treg kartat e reja të memories
Seul, 30 gusht - Samsung ka prezantuar dy shtesa të reja të linjës së vet të kartave të memorieve.
Kompania ka konfirmuar se do të lançojë kartat SD dhe microSD 64GB UHS-1 nga mesi i tetorit.
Kartat do të jenë pjesë e familjes Pro, shpejtësia e të cilave do të arrijë në 80 MB/s.
Karta e parë e prodhuar ishte në versionin 16 GB, kurse sot Samsung, para panairit IFA që mbahet në Berlin, paralajmëroi versionin më të madh, atë prej 64 GB