Samsung Note 6 do të jetë rezistent ndaj ujit

Seul, 10 prill - Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge janë dy modele të reja të telefonave të Samsung që janë të papërshkueshëm nga uji dhe tani duket se edhe fableti i ardhshëm i kompanisë jugkoreane modeli Galaxy Note 6 do të jetë i njëjtë, dhe rezistent ndaj ujit.
Sipas një raporti të fundit thuhet se Galaxy Note 6 do të vijë me vlerësimin dhe standardin IP68 ngjashëm sikurse Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Vlerësimi IP68 për Samsung Galaxy Note 6 do të lejojë fabletin për tu vendosur në ujë deri në 1.5 metra e ujit për deri në 30 minuta.
Thashethemet e mëparshme në Galaxy Note 6 kanë sugjeruar se pajisja do të ofrojë ekranin 5.7 inç, ekranin me 4K dhe 6GB RAM.
Fableti pritet të vijë me dy variantet e procesorëve Samsung Exynos 8990 ose Qualcomm Snapdragon 820 deri në 256GB memorie.
Kamerat e fabletit do të jenë të njëjta sikurse në S7 dhe S7 Edge, duke përfshirë kamerën me 5MP dhe kamerën kryesore me 12MP, e cila mund të regjistrojë video HD Ultra në 4K.
Note 6 pritet të vijë në korrik me mundësinë e versioit të ri të sistemit operativ mobil të Google, Android N.