Samsung me ekran të lakuar
Seul, 10 tetor - Kompania e celularëve Samsung zbulon ekranin e parë të lakuar për celularët e llojit smartphones.
Celulari është quajtur Galaxy Round dhe ka një ekran me 5.7 inç.
Ekrani fleksibël, do ti lejojë përdoruesit që të kontrollojnë datën, orën, thirrjet e humbura apo sesa bateri u ka ngelur, edhe kur ekrani i celularit të jetë i fikur.
Javën e kaluar ishte kompania LG, e cila prononcoi nxjerrjen në treg të ekranit lakues, muajin e ardhshëm, si dhe të nxjerrjes për herë të parë të një celulari fleksibël vitin e ardhshëm.
Industria e prodhimit të ekraneve fleksibël, parashikon një rritje të frikshme të të ardhurave nga ky lloj inovacioni të teknologjisë. Pritet që në vitin 2016, fitimet nga zhvillimi i kësaj lloj teknologjie, të jenë 1.5 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2019, 10 miliardë dollarë.