27 Dhjetor 2024

Samsung me dizajn të ri për smartfonin Galaxy S6

Seul, 6 janar - Smartfoni i ardhshëm i Samsung do të ketë një përbërje ndryshe nga versionet e serisë Galaxy që kjo kompani ka hedhur në treg deri më sot.

Duke filluar nga Galaxy Alpha verën e shkuar, më pas duke vazhduar me Galaxy Note 4 dhe Note Edge, Samsung po i përkushtohet një dizajni të ri për smartfonin e ardhshëm Galaxy i cili do të jetë një pjesën më të madhe prej metali.

Ditët e fundit janë shfaqur disa imazhe të reja të këtij dizajni në uebin Nowhere Else.detaje smasung

Ndërkohë që vërtetësia e imazheve nuk mund të konfirmohet, në të shfaqet një kasë tërësisht metalike gri me logon e Samsung, raporton PCW.

Në kasë duken edhe prerjet që përkojnë me vendin e kamerës. Ky imazh të sjell ndër mend disa nga pajisjet e HTC me trup alumini.

Ky cilësohet si një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë Samsung e cila tradicionalisht ka preferuar të sjellë në treg smartfonë me trup plastik. Dizajni i ri metalik do të ndihmojë gjithashtu diferencimin e S6 nga smartfonët e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)