24 Dhjetor 2024

Samsung lanson modelin Galaxy Note 7.7

Seul, 27 dhjetor - Në internet janë përhapur informacionet për lansimin e mundshëm të tablosë së re nga Samsung, modelit Galaxy Note me diagonale të ekranit prej 7.7 inç.

Ndërsa tani në faqen e njohur për teknologji, ndërsa tani janë paraqitur edhe fotot dhe informata shtesë rreth kësaj pajisjeje.

Emri i koduar i kësaj tabloje është GT-N5100 dhe siç thamë do të ketë ekran me dimensione 7,7 inç dhe me rezolucion 1.280 x 800 piksel. Nga specifikat tjera të kësaj pajisjeje, duhet përmendur procesorin 1.6 gigaherc të Samsung-ut, versionin Exynos 4412.

Sa i përket të dhënave tjera, ai do të ketë kamerën prej 8 MP si dhe atë 2.0 MP, do të ketë 4 GB memorie për ruajtjen e të dhënave, Bluetooth, Wi-Fi, HDMI, USB 3.0, dhe sistemin 3G për bartjen e të dhënave.

Kjo pajisje momentalisht po testohet me sistemin operues Android, versionin 4.1.2, por në treg pritet të vjen me versionin Android 4.2.

Po ashtu, kjo pajisje do të vjen edhe me Stylos për bartjen e të dhënave në ekran. Prezantimi zyrtar i kësaj pajisjeje interesante dhe të fuqishme, pritet të bëhet në panairin e teknologjisë “CES”, në janar, apo më së largu në shkurt kur do të mbahet panairi tjetër i njohur ‘MWC’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)