21 Prill 2025

Samsung lançon smartfonin Galaxy W

Seul, 2 qershor - Samsung ka lançuar në Kore telefonin inteligjent me një ekran prej 7 inç, Galaxy W.

Ky smartfon është aktualisht telefoni me përmasat më të mëdha në treg, të cilat janë afërsisht të njëjta me ato të një Galaxy Tab.

Pavarësisht përmasave të telefonit, parametrat e tij janë krejt normale në krahasim me telefonat e tjerë inteligjent.

Galaxy W ka një rezolucion 1280×720, që i përshtatet ekranit 7 inç, procesor quad core 1.2Ghz, RAM 1.5 GB , kamera 8 mega piksel dhe një memorie të brendshme 16 GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet një karte memorie microSD.

Çmimi i Galaxy W është 487 dollarë dhe vjen me 3 ngjyra; e zezë, e bardhë dhe e kuqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)