24 Dhjetor 2024

Samsung kërkon t'i fikni telefonat Galaxy Note 7

Seul, 11 tetor - Kompania Samsung ka kërkuar nga të gjithë poseduesit e telefonave Galaxy Note 7 që t’i fikin ata, derisa të hetohen raportet e reja për shpërthimin e tyre në flakë.

Kompania jugkoreane po ashtu ka thënë se do të ndalojë të gjitha shitjet e telefonave.

Në shtator, Samsung ka tërhequr nga tregu 2.5 milionë telefona, pas ankesave se bateritë e tyre përfshihen nga flakët.

Më vonë, kompania i ka siguruar konsumatorët se telefonat e zëvendësuar janë të sigurt, por tani ka raporte të reja se edhe telefonat e rinj kapen nga flakët.

“Pasi siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung kërkon nga të gjithë partnerët në nivel global të ndalojnë shitjen e Glaxy Note 7 derisa të zhvillohen hetimet”, ka thënë kompania.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)