Samsung ia kalon Nokias
Seul, 28 prill - Kompania Samsung Electronics ka kaluar Nokia duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i telefonave celularë. Kështu thotë një kërkim i kryer nga organizata Strategy Analytics.
Nokia mori kryesimin që në vitin 1998 duke lënë pas Motorola, por në tremujorin e parë të vitit 2012 Samsung tregoi 93 milionë telefona, 10 milionë më shumë se Nokia, që në treg nxori 83 milionë.
Gjithashtu, Samsung ka regjistruar përfitime më të mëdha që prej vitit 2008. Përfitimi neto ishte 4.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, deri më 31 mars, nga 2.7 miliardë të vitit të kaluar.