26 Dhjetor 2024

“Samsung Hennessy”, smartfoni me dy ekrane

Seul, 17 gusht - Ditë më parë, u përfol se Samsung kishte në plan të parë zbulimin e një telefoni dy-pjesësh të ashtuquajtur “Hennessy”, ndërkaq sot, gjiganti jug-korean i elektronikës ka njoftuar zyrtarisht për pajisjen me dy ekrane, e cila funksionon përmes sistemit operativ Android 4.1, bateri 1,500 mAh dhe procesor quad-core.

Samsung Hennessy, i cili vjen nën emërtimin SCH-W789, vjen me dy ekrane identike 3.3-inch 320 x 480, dhe të dy ata funksionojnë me prekje.

Megjithëse ky rezolucion për shumëkënd do të cilësohet si i dobët, duhet të kihet parasysh se ekrani është dukshëm më i vogël se shumë prej telefonave të mençur që sot janë në treg. Mirëpo, nëse nuk jeni mësuar me ekranet Retina dhe me rezolucionin 1080p, atëherë ky ekran nuk do të jetë edhe aq i keq, transmeton Zeri.info.

Android 4.1 Jelly Bean, i cili së pari arriti vitin e kaluar fillimisht me Nexus 7, do të jetë gjithashtu i instaluar edhe në Hennessy.

Pajisja ka në vete një procesor quad-core, me shpejtësi 1.2GHz, që nuk mund të cilësohet procesor i dobët.

Ndërkaq, kur ia shtojmë edhe baterinë e mirë prej 1500 mAh, microSD, kamerën e pasme prej 5-megapikselë, vërtetë nuk duhet edhe aq i tmerrshëm duke konsideruar se përmban në vete dy ekrane.

Kjo pajisje pranon edhe sistemin me dy SIM-kartela CDMA dhe GSM. Informata zyrtare ka arritur nga ueb-faqja zyrtare e Samsung në Kinë, andaj besojmë se fillimisht kjo pajisje do të del në shitje pikërisht në këtë vend, e më pastaj edhe më gjerë, e deri tek ne.

Ndryshe, ka pasur thashetheme edhe për një tjetër pajisje të re nga Samsung, e quajtur “Galaxy Folder”, e cila gjithashtu është thënë se do të vjen me dy ekrane, mirëpo me shumë specifika më të fuqishme se “Hennessy”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)