Samsung hedh në treg telefonin Galaxy S III
Californi, 22 qershor - Kompania Samsung në Shtetet e Bashkuara te Amerikes hodhi në treg modelin e fundit të telefonave Galaxy, pasi i rezistoi një çështjeje gjyqësore të nisur nga kompania rivale Apple, që e akuzonte për shkelje të të drejtave mbi teknologjinë e iPhonit.
Ky smartphone i fundit i Samsungut - i cili përdor sistemin operativ Android - ka marrë kryesisht vlerësime pozitive por analistët thonë se mund të mos jetë në gjendje të mposhtë iPhonin në treg.
Kompanitë Apple dhe Samsung janë duke u ndeshur në beteja ligjore në disa vende. Secila nga dy kompanitë akuzon tjetrën për shkelje të të drejtave të autorit lidhur me teknologjitë e smartphonave dhe kompjuterave të tyre tabletë.
Por kompania Apple hoqi dorë nga kërkesa e saj ligjore për bllokimin e përkohshëm të eksportimit të telefonit Samsung Galaxy S III, edhe pse çështja është ende në shqyrtim në një gjykatë federale në Californi.