21 Prill 2025

Samsung Galaxy S5 me teknologji për mbrojtje nga hajnat

Seul, 5 prill - Kompania Samsung njoftoi ditën e premte se smartphone-i i saj i fundit, Galaxy S5, do të përfshijë një teknologji të re për mbrojtjen nga hajdutët, por programi i Samsung nuk përputhet me parashikimet e ligjit, të cilat synojnë të reduktojnë numrin në rritje të vjedhjes së telefonave.

Programi i ri i Samsung, e njohur si “Kyçi i Riaktivizimit” (Reactivation Lock) do ta çaktivizojë telefonin nëse një hajdut përpiqet ta shuajë programin që lokalion pajisjet e humbura. Kjo teknologji është e ngjashme me atë të prezantuar nga Apple vitin e shkuar.

Zëdhënësi i Samsung-ut tha se kompania e kishte marrë shumë seriozisht çështjen e vjedhjeve dhe po vazhdon përpjekjet për sigurinë nga vjedhjet”. Mirëpo nevojitet shumë punë e mëtejshme për të mundësuar zgjidhje që arrijnë në nivele standarde për çdo pajisje.

Aplikacioni i Samsung-ut do të jetë falas, por i disponueshëm vetëm për klientët e Veriozn dhe U.S. Cellular.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)