Samsung Galaxy S4 Mini del në treg më 20 qershor
Seul, 30 maj - Samsung i ka ftuar mediat angleze në një ngjarje mediale të cilën kompania do ta mbajë më 20 qershor në Londër.
Në këtë ngjarje është thënë se Samsung do të prezantojë produktet e saj të cilat bazohen në platformat mobile të Windows dhe Android.
Burime të Wall Street Journal kanë konfirmuar se në mesin e modeleve të reja të telefonave do të jetë edhe Galaxy S4 Mini, i cili do të debutojë në këtë ngjarje me disa produkte të reja të kompanisë jug-koreane.
Sipas këtyre burimeve, versioni minimal i Samsung Galaxy S4, Mini do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë e ekranit qHD, procesorin 1.6GHz dual-core Exynos 5210, kamerën e pasme me 8MP, dhe Android 4.2.2 Jelly Bean me ndërfaqen e Samsung, TouchWiz.
Në raportet më të fundit thuhet se Galaxy S4 Mini do të prezantohet zyrtarisht më 20 qershor 2013.