Samsung Galaxy S3, 9 milionë porosi
Seul, 27 maj - Korea Economic Daily njofton se 9 milionë telefona të rinj të Samsung-ut, atij Galaxy S3 janë porositur para se kjo pajisje të arrijë në treg.
Samsung në fabrikën e tij në Korenë e Jugut prodhon modelet e reja të Galaxy S3 me kapacitet maksimal, rreth pesë milionë kopje për një muaj.
Të përmendurit nëntë milionë janë porositur nga ana e më shumë se 100 operatorëve mobil nga tërë shtetet e botës.
Samsung Galaxy S3 së pari do të paraqitet në Gjermani, më 29 maj, dhe pas kësaj shumë shpejt do të arrijë edhe në tregjet tjera.
Pajisja e re e Samsung-ut e ka ekranin 4.8-inç Super AMOLED me rezolucion 720p, 16 apo 32 GB hapësirë për të dhëna, kamerën me rezolucion 8 megapikselë dhe procesorin katërbërthamësh.