Samsung Galaxy S IV vjen me 14 mars
Seul, 23 shkurt - Telefoni më i ri inteligjent Android nga Samsung, Galaxy S IV, do të hidhet në treg më 14 mars, sipas thashethemeve të ndryshme, të cilat janë përhapur së fundmi nga burime të paidentifikuara.
Së pari, shqyrtuesi i teknologjisë mobile Murtazin Eldar thotë në Twitter që një njoftim i madh po vjen më 14 mars, njofton portali krokodili.
SamMobile dhe The Verge në mënyrë të pavarur kanë konfirmuar se Samsung është duke planifikuar që të hedhë në treg disa pajisje në këtë datë, ku ndër to do të jetë edhe Galaxy S IV.
Detajet në lidhje me pajisjen duhet të merren pak si të kripura, por thuhet se përfshijnë një procesor 8-bërthamash Exynos 5, ekran 4.99 inç Full HD, RAM 2GB, kamera 13 megapikselë dhe Android 4.2.2.