Samsung Droid Charge del në treg nga sot
Berlin, 3 maj - Më herët ishte thënë se Samsung do ta ketë edhe një telefon të avancuar në Android.
Më saktë bëhet fjalë për modelin Samsung Droid Charge, lansimi i të cili ishte pritur të bëhet nga kompania amerikane Verizon.
Telefoni do të jetë i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç dhe teknologjinë Super Amoled, e cila tashmë përdoret në modelin ekzistues Galaxy SII.
Tani, thuhet se ky model do të mund të paraqitet në treg gjatë javës së ardhshme.
Sipas Android Central, sasia e parë e këtij modeli do të shpërndahet të hënën, mirëpo urdhëri është që i njëjti të mos shitet, para datës 3 maj.
Më vonë është kuptuar se arsyeja kryesore se pse ky telefon është shtyrë për këtë datë, janë përmirësimet e operatorit amerikan në rrjetin 4G, funksionalitet të cilin e ofron ky model i ri i Samsung.