Samsung do të prezantojë në janar gjeneratën e re Galaxy S
Seul, 20 tetor - Samsung Electronics Co Ltd planifikon të prezantojë në janar të 2016 gjeneratën e ardhshme të Galaxy S, në përgjigje të konkurrencës me rivalin e saj Apple.
Lajmi bëhet i ditur nga South Koreas Electronic Times, duke cituar një burim anonim.
Në vitet e kaluara smartphone-ët Galaxy S janë prezantuar zakonisht në Kongresin Botëror të telefonëve, që zakonisht mbahet mes shkurtit dhe marsit.
Edhe këtë vit Galaxy Note 5 u prezantua në gusht, më herët se prezantimet tipike në shtator.
Një zëdhënës i Samsung nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me zërat që qarkullojnë.