23 Dhjetor 2024

Samsung do të nxjerrë në shitje Galaxy Note 7 të rinovuar

Seul, 28 mars - Samsung ka njoftuar mbrëmë se do të nxjerrë në shitje telefonin e mençur të rinovuar Galaxy Note 7, pasi paraprakisht pajisja u tërhoq nga shkaku i rrezikut të shfaqur se mund të kaplohet nga flakët.

Menjëherë pasi Samsung bëri prezantimin e Note 7, gushtin e kaluar, konsumatorët zbuluan se telefoni mund të kaplohet nga flakët si pasojë të një dështimi i cili më vonë u zbulua se ka lidhje me baterinë e telefonit.

Dy muaj pas lëshimit në treg, kompania bëri një tërheqje globale të telefonave duke thënë se secili telefon i kthyer do të nxirret jashtë përdorimit.

Siç duket, Samsung po shkel premtimin e dhënë nga shkaku i nxjerrjes në treg të telefonave të riparuar Note 7, por vetëm pasi të marrë një miratim nga rregullatorët qeveritar anembanë botës.

“Lidhur me Galaxy Note 7 si pajisje e rinovuar ose telefon me qira, zbatueshmëria do të varet nga konsultimet me autoritetet rregullatore dhe me transportuesit, në të njëjtën kohë duke marrë në konsideratë kërkesat lokale”, thonë nga Samsung.

Njoftimi i fundit është bërë dy ditë para se kjo kompani koreano jugore të zbulojë në Nju Jork telefonin më të ri të saj Galaxy S8.

Fatkeqësia me Note 7 i kushtoi Samsungut rreth 5.5 miliardë dollarë, flasin të dhënat nga raporti tremujor i kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)