25 Dhjetor 2024

Samsung dhe LG do të prodhojnë ekranet e iPhone-ve të rinj

Seul, 3 janar - Gjiganti i Kupertinos do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje me gjigantët korean të teknologjisë, Samsung dhe LG, për furnizimin me ekrane OLED për iPhone-t e ardhshëm.

Sipas mediave koreane, Samsung dhe LG do të merren me prodhimin e ekraneve OLED për iPhone-t e Apple-it duke filluar nga viti 2018.

Të dyja kompanitë koreane po investojnë me miliona para tek fabrikat ku prodhohen ekranet OLED.

Aktualisht, Samsung dhe LG janë furnizuesit kryesor të ekraneve OLED për orën inteligjente të Apple-it.

 Apple ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me LG-ën, ndërsa me Samsung-un akoma jo, pasi kanë mosmarrëveshje sa i përket kostos për njësi dhe bashkëpunimit teknik.

Samsung do të furnizojë 30% më shumë panel se LG, pasi kjo e fundit është ende duke punuar për riorganizimin e fabrikave të saj LCD për prodhimin e ekraneve OLED.

Apple do të ndihmojë Samsung-un dhe LG-ën për ndërtimin e fabrikave ku do të prodhohen ekranet OLED.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)