Samsung brenda 3 muajve fitoi 9.6 miliardë dollarë
Seul, 25 tetor - Samsung i ka publikuar rezultatet e saj të fundit financiar për tremujorin e tretë të vitit 2013.
Kompania jug-koreane ka arritur sërish fitime rekorde, këtë herë ata kishin një fitim operativ prej 9.6 miliardë dollarë.
Samsung është duke operuar shumë mirë me biznesin e saj të telefonave të mençur, me modelet më të lira në linjën e telefonave të Galaxy, të cilat janë shumë të kërkuar në tregjet në zhvillim dhe rrisin fitimet e kompanisë, përveç telefonave mobil.
Së fundmi, Samsung ka prezantuar një numër të pajisjeve të reja mobile, të cilat besohet se do ti ndihmojnë kompanisë ti rrisë edhe më shumë fitimet për tremujorin e ri të vitit.