Sa më shumë miq në Facebook, aq më shumë stres
New York, 30 nëntor - Të kesh shumë miq në Facebook, mund të jetë një burim i madh shqetësimi dhe stresi.
Këtë e konfirmojnë hulumtuesit e Shkollës së Biznesit në Universitetin e Edinburgut, i cili tashmë e ka paralajmëruar që një vit më parë, se të kesh shumë miq në Facebook, mund të jetë një burim i ankthit dhe stresit.
Duke e konkretizuar këtë me faktin, se të kesh shumë të ashtuquajtur friends në rrjetin më të madh social të internetit, do të thotë të jesh vazhdimisht në tension për komentet e tyre, për të përditësuar faqen e tyre personale, tu përgjigjeni mesazheve, dhe kështu me radhë.
Madje, në këtë studim të ri që përfshiu 300 përdorues të rrjetit më të popullarizuar, u tha gjithashtu se ankthi dhe stresi, mund të kthehen në frikë dhe një fobi të vërtetë. Mbi atë çka pret prej miqve të tu në Facebook, por në të veçanërisht nëse ata janë të afërmit e tu, prindërit, apo punëdhënësit.
Sipas profesor Ben Marder dhe kolegëve të tij, stresi më i madh ndodh kur një person publikon një profil që është i papranueshëm për disa nga miqtë e rrjeteve sociale.
Shpesh këto mosmarrëveshje, përfshijnë edhe sjellje që bien në kundërshtim me atë që shoqëria e konsideron të pranueshme apo jo: për shembull, pirja, pirja e duhanit, apo përdorim i një fjalori vulgar (sharjet, mallkimet, etj.), por në të njëjtën kohë të bën të shpërthesh e të jesh më arrogant etj.
Madje, studimi shkon edhe më larg, duke pohuar se zgjerimi i rrjetit të miqve në Facebook, mund të jetë edhe e rrezikshme.
Dhe shifrat duket se janë në favor të këtij trendi, sipas të cilit, tashmë 55% e prindërve i ndjekin fëmijët e tyre përmes Facebook-ut.