Rusia zgjat afatin e përdorimit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar
Moskë, 26 shkurt - Rusia do të zgjasë afatin e përdorimit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nga viti 2020 në vitin 2024, bëri të ditur të mërkurën agjencia e lajmeve ITAR-TASS.
Vendimi u mor në mbledhjen e së martës të Komisionit të Shkencës dhe të Teknologjisë të Agjencisë Kozmike të Federatës Ruse (RKS), duke pranuar aplikimin e paraqitur në majin e vitit të kaluar nga NASA-ja për zgjatjen e përdorimit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është vënë në funksionim në vitin 1998 dhe po shfrytëzohet kryesisht nga Rusia dhe ShBA-ja për vrojtimin e tokës, studime astronomike, studimin e qenieve njerëzore etj.