Rusia, Twitter duhet ruaj të dhënat e përdoruesve rusë, në Rusi
Moskë, 12 nëntor - Moska ka paralajmëruar rrjetin social Twitter se ajo duhet ruaj të dhënat e përdoruesve rusë, në Rusi, në bazë të një ligji të ri, që ka hyrë në fuqi në shtator, raportojnë mediat.
Organi i Rregullatorit për Internet, Roskomnadzor, ka lëshuar një kërkesën pas Twitter se tashmë mbledhja e të dhënave, për përdoruesit rusë do të bëhet në përputhje me ligjin e ri.
Moska qysh vitin e kaluar ka miratuar një ligj, përmes të cilit kërkon nga të gjitha shërbimet e internetit, që të dhënat personale të qytetarëve rusë, të ruhen duke përdorur serverat, me bazë në Rusi.
Mbështetësit e këtyre masave ligjore thonë se kjo do të ndihmojë për të mbrojtur të dhënat e publikut dhe forcimin e sigurisë kombëtare, por kritikët këtë e shohin si pjesë e shtrëngimit të shtetit për të kontrolluar internetin.