Rusia prodhon celularë për myslimanët
Moskë, 9 janar - Telefoni celular i projektuar posaçërisht për myslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.
Kryetarja e unionit të myslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni e përmban teksin e Kuranit në gjuhën arabe dhe në atë ruse.
Telefoni, sipas saj, iu kujton përdoruesve kohën e lutjeve dukei treguar madje edhe orientimin nga Meka.
Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë dhe është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbër, e zezë dhe e kuqe. Në Rusi, 15 për qind e popullsisë janë myslimanë.