24 Dhjetor 2024

Rusia po përgatitet të bllokojë YouTube

Moskë, 19 shtator - Rusët mund të humbasin plotësisht aksesin në faqen e Internetit që transmeton video YouTube, kur më 1 nëntor në vend do të hynë në fuqi një sërë dispozitash të ligjit për \"listat e zeza\" të faqeve të Internetit, që lejojnë bllokimin e burimeve web, të cilët përmbajnë informacione të ndaluara për shpërndarje në Rusi pa lejën e gjykatës.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë njoftoi mbi synimin e saj për të arritur ndalimin e shpërhapjes së filmit “Pafajësia e Myslimanëve” në Federatën Ruse, i cili shkaktoi trazira masive në botën myslimane.

Nëse video do të shpallet nga gjyqi si ekstremiste dhe pronari i videohosting nuk do të kufizojë aksesin në të për përdoruesit rusë, atëherë këtë do ta bëjnë autoritetet ruse.

\"Për shkak të këtij fragmenti filmi më 3-5 nëntor në Rusi mund të bllokohet plotësisht tërë YouTube\", - shkruan në rrjetin social Twitter ministri i komunikacionit Nikollai Nikiforov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)