Rusia planifikon të dërgojë astronautë në Hënë brenda vitit 2030
Moskë, 13 prill - Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia po zbaton një program hënor me qëllim të dërgojë astronautë në Hënë brenda vitit 2030.
Putin-i tha Rusia do të ndërtojë një stacion hapësinor në orbitën hënore dhe më pas një modul në Hënë.
12 prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare e Kozmonautikës, ditë që përkujton fluturimin e parë me astronaut në hapësirë më 12 prill të vitit 1961, nga astronauti sovjetik Yuri Gagarin.