Rusia nis sondën "Soyuz MS-03" në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Astana, 18 nëntor - Rusia ka nisur me sukses anijen e saj hapësinore "Soyuz MS-03" me tre anëtarë ekuipazhi në bord drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Nisja është kryer të enjten nga kozmodromi Baikonuri i Kazakistanit.
Ekuipazhi i anijes përbëhet nga kozmonauti rus Oleg Novitsky, astronautja amerikane Peggy Whitson dhe astronauti francez i Agjencisë Europiane të Hapësirës Thomas Pesquet.
Ata do të qëndrojnë në bordin e stacionit hapësinor për 180 ditë. (Raela)