Rusia lëshon në orbitë satelitin europian të vëzhgimit të oqeaneve
Moskë, 26 prill - Rusia lëshoi të mërkurën në orbitë një satelit europian për të vëzhguar Tokën, me qëllim sigurimin e një sërë të dhënash mbi nivelin e oqeaneve, ngjyrën, dendësinë e akullnajave, si dhe temperaturën e sipërfaqes së planetit.
Raketa ruse Rokot me në bord satelitin 'Sentinel-3B', u lëshua rreth orës 20:57 nga kosmodromi ushtarak Plessetsk, në veri të Rusisë, siç duket dhe në pamjet e agjencisë hapësinore ruse, Roskosmos.
Me një peshë prej rreth 1250 kilogramësh dhe formë që mund të krahasohet me atë të një makine të vogël, sateliti do t'i bashkohet vëllait të tij binjak 'Sentinel-3A', i cili u lëshua në shkurt të vitit 2016 dhe që po përshkon Tokën në një lartësi prej 815 kilometrash.
Që të dy janë pjesë të 'Kopernikus', konstelacionit ambicioz të satelitëve vëzhgues të Tokës, "Sentinel" të lëshuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).