Rusia ka filluar të zbatojë një ligj të ri për internetin
Moskë, 2 nëntor - Rusia ka filluar të zbatojë një ligj të ri i cili lejon qeverinë të ndalojë faqet e internetit, të cilat konsiderohen si materiale të dënueshme.
Përkrahësit e këtij ligji, i cili është nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij viti ka për qëllim të mbrojë të rinjtë nga pornografia dhe informacionet mbi vetëvrasjet dhe përdorimin e drogës.
Por kundërshtarët e këtij ligji pohojnë se formulimi i paqartë mund të përdoret për të bllokuar faqet e internetit të opozitës dhe i bën të mundur qeverisë të zgjedhës se cilën faqe të internetit të bllokojë ose të fusë në listën e zezë.
Ligji i internetit pason miratimin e shpejtë të një sërë ligjesh të tjera ruse sivjet që kufizojnë liritë civile dhe influencën e jashtme.
Dje ligjvënësit rusë miratuan një projekt-ligj që e konsideron tradhëti të dënueshme dhënien e informatave që mendohet se janë të dëmshme, organizatave jo-qeveritare me bazë në vendet e huaja.
Mes masave të tjera të miratuara kohët e fundit përfshihen ligjet që penalizojnë shpifjet , përforcojnë kufizimet ndaj grupeve jo-qeveritare me fonde të huaja dhe kufizojnë protestat publike.