Rusia hyri në listën e fuqive të mëdha botërore të Internetit
Moskë, 26 prill - Gjatë 10 viteve të fundit Rusia ka hyrë me shpejtësi në listën e fuqive më të mëdha të Internetit në bazë të një sërë treguesish, deklaroi Kreu i Ministrisë së Komunikacionit, Nikollai Nikiforov, duke hapur Forumin rus për menaxhimin e Internetit.
\"Ne sot po përjetojmë një rritje të shpejtë të zhvillimit të aksesit në Internet, i cili përdoret gjerësisht, futjen e rrjeteve me shpejtësi të lartë në telefoninë celularë\", - vuri në dukje Ministri.
Ai shtoi gjithashtu se për nga numri i domeneve të nivelit të dytë në zonat kombëtare të Internetit .ru dhe .rf vendi mban gjithashtu një pozitë kryesuese.