Rusia e ndalon qasjen anonime në wireless
Moskë, 8 gusht - Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka nënshkruar një urdhër që e ndalon qasjen anonime në internetin pa kabëll (wireless) në vende publike.
Urdhëri i Medvedevit, i nënshkruar sot kërkon nga përdoruesit e internetit në këtë formë në restaurante, parqe, metro dhe vende të tjera publike që të regjistrohen patjetër kur duan të përdorin internetin.
Qasja do të jetë e mundshme vetëm për përdoruesit me emër të plotë, të konfirmuar nga një leternjoftim.
Autoritetet ruse e kanë shtrënguar kontrollin e përdorimit të internetit në Rusi.