Rusia e Kina kërkuan forcimin e kontrollit kombëtar mbi Internetin
Washington, 14 dhjetor - Rusia, Kina dhe disa shtete arabe kanë bërë propozime në OKB për forcimin e kontrollit kombëtar mbi Internetin.
Bëhet fjalë për ti hequr kompanive amerikane monopolin e shpërndarjes së adresave IP dhe emrave të domains-eve.
Kjo u njoftua nga Agjencia Bloomberg, duke cituar materialet e Konferencës mbarëbotërore mbi Telekomunikacionin Ndërkombëtar që po zhvillohet në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).
SHBA-të e konsideruan propozimin si \"shokues\" dhe akuzuan Rusinë për sjellje autoritare, ndërsa kompania Google ka filluar mbledhjen e firmave për një \"Internet të lirë\".
Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore e protestës amerikane është thjesht ekonomike - Interneti ka qenë pikënisje për tregjet e reja, dhe shumë prej tyre po hapen vetëm tani.