24 Dhjetor 2024

Rusia e akuzon Apple për çmime fikse për Iphone

Moskë, 9 gusht - Autoriteti i Rusisë kundër monopolit e ka akuzuar gjigantin e teknologjisë amerikane,”Apple” më 8 gusht se kanë vendosur çmime fikse për telefonat e mençur, “Iphone” në këtë shtet.

Shërbimi Federal Kundër Monopolit ka thënë se hetimet e tyre “kanë treguar se prej fillimit të shitjeve zyrtare të ‘Iphonave 6s’ dhe ‘Iphonave 6s plus’ në Rusi, shumica e rishitësve kanë vendosur çmime identike për to, duke i mbajtur të njejtat çmime për një periudhë të caktuar”.

Ky shërbim federal rus gjithashtu ka thënë se njejtë janë mbajtur edhe çmimet e modeleve tjera të prodhimeve të “Apple”.

Autoriteti në fjalë pretenon se çmimet e ashtuquajtura “të rekomenduara” të “Apple” duket se në përgjithësi pranohen si obligative në Rusi.

Veprimi ligjor i këtij autoriteti ka cak një kompani ruse e regjistruar nga “Apple”.

Në shtator të vitit 2015, autoriteti kundër monopolit në Rusi ka thënë se gjiganti tjetër amerikan, “Google” është fajtor se ka mbajtur jashtë funksionit shërbime të caktuara nga sistemi mobil Android. Të dyja palët tani janë duke negociuar me qëllim që ta tejkalojnë situatën me marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)