Rusia bllokon web-faqet që lidhen me Ukrainën
Moskë, 3 mars - Agjencia për monitorimin e internetit në Rusi ka bllokuar 13 web-faqe që lidhen me lëvizjen e protestave në Ukrainë, për shkak të përmbajtjes ekstremiste.
Roskomnadzor ka thënë se ka marrë urdhër nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të mbyllur faqet në rrjetin social rus Vkontakte.
Agjencia ka thënë se faqet kanë promovuar aktivitetin e grupeve nacionaliste ukrainase dhe i ka akuzuar ato për inkurajimin e aktivitetit terrorist.