Rusët përkrahin censurën në Internet
Moskë, 12 tetor - Pothuajse dy të tretat e popullësisë ruse janë në favor të censurës në internet. Ata përkrahin kufizimin e përmbajtjeve të dëmshme që mund të publikohen online.
Rezultatet e një ankete të lëshuar dje nga Qendra e pavarur Levada tregojnë se 63 % e respodentëve thonë se censura është e nevojshme për shkak të materialeve të rrezikshme që publikohen online.
Vetëm 19 % e personave të intervistuar thonë se rreziqet nga interneti janë të ekzagjeruara dhe se censura nuk është e pranueshme, ndërsa 17 % janë të pavendosur në këtë çështje.
Legjislacioni i ri që pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm parasheh që përmbajtjet që cilësohen si të rrezikshme nga qeveria ruse, do të largohen nga interneti.